MBAJTJA E FËMIJËVE UKRAINAS NË KAMPET RUSE, “MUND TË JETË KRIM LUFTE”

Rusia po mban të paktën 6.000 fëmijë nga Ukraina në kampe që kanë për qëllim riedukimin, gjë që mund të përbëjë krim lufte, thuhet në një studim amerikan të publikuar më 14 shkurt.

Që nga fillimi i luftës pothuajse një vit më parë, fëmijë të vegjël, madje katëmuajsh, janë marrë dhe janë dërguar në 43 kampe në mbarë Rusinë, përfshirë edhe në Krimenë e aneksuar nga Moska dhe Siberi, për “edukim që lidhet me patriotizmin pro-rus dhe për edukimin që lidhet me ushtrinë”.

Kështu u tha në raportin e publikuar nga Qendra për Hulumtime Humanitare Yale, institut që është themeluar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Nathaniel Raymond, hulumtues në Yale, tha se Rusia ka bërë “shkelje të qartë” të Konventës së Katërt të Gjenevës mbi trajtimin e civilëve gjatë luftës dhe tha se ky raport duhet të jetë alarm.

Aktiviteti rus “në disa raste përbën krim lufte dhe krim kundër njerëzimit”, tha ai për gazetarët.

SHARE