Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë zyrtarisht çifti i parë i krijuar në Big Brother VIP Albania 2.
Ata tashmë kanë nisur një histori dashurie brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, që po vazhdon të tregohet çdo ditë e më shumë.
Meqë sot është 14 shkurti apo ndryshe njihet si Dita e të Dashuruarve, artisti shkodran kishte paralajmëruar një befasi për moderatoren e njohur.
Ai kishte thënë prej ditësh se do t’ia bënte një këngë, të cilën duket se e ka finalizuar.
“Me ty” mban titullin projekti që Luizi ia kushtoi Kiarës – në shenjë falënderimi për dashurinë e tyre.
Kënga është e stërmbushur me plot momente të bukura të çiftit e po ashtu dhe me uljet e ngritjet që herë pas here kanë pasur.
Muzika ndërkohë është realizuar nga producenti i njohur shqiptar, Elgit Doda.
Ky duket të jetë një kujtim i bukur për Kiarën, e mes tjerash edhe për marrëdhënien që tanimë kanë nisur. /Telegrafi/