Reperi i njohur shqiptar, Marin është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
Rap-artisti ka lansuar këngën më të re që mban titullin “What’s good”, e të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Producentë të projektit janë Lorik Mjeku dhe GN Beatz nga produksionin “VN Ent”.
Teksti i këngë është shkruar nga vet reperit teksa ana vizuale iu besua produksionin “Danny Films”.
Theksojmë që kjo këngë e Marinit vjen pas asaj “Baba i drillit” që reperi e lansoi në gusht të vitit të kaluar.
Përveç projekteve të reja, kujtojmë që Marini mbetet i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/