Venera Lumani dhe Lind Islami sjellin këngën e re “Gjysma ime”

Çifti i njohur shqiptar, Venera Lumani dhe Lind Islami, kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Gjysma ime” titullohet kënga e radhës e tyre, të cilën e kanë kompletuar nga ana vizuale.

Dyshja vijnë me paraqitje të thjeshtë në klip, ndërsa i kanë kushtuar më shumë rëndësi tematikës që kanë dashur të trajtojnë.

Teksti është shkruar nga Venera, kurse për muzikën u përkujdes Lindi së bashku me Elgit Dodën.

Miksimi dhe masterizimi i kësaj kënge është bërë nga Marenglen Boja.

Sa i përket klipit, ky është realizuar nga produksioni i njohur ‘Fullmoon Production’.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të artistëve. /Telegrafi/

SHARE