PËRLESHJE NË PARIS PËR REFORMËN E PENSIONEVE, SINDIKATAT KËRCËNOJNË ‘TË NDALOJNË VENDIN’

Në ditën e katërt të mobilizimit kundër reformës së pensioneve në Francë, protestuesit dogjën sot makina dhe u përleshën me policinë, teksa sindikatat kërcënonin “të ndalonin punën në vend”.

Zyrtarët thanë se rreth 100 000 njerëz u mblodhën në Paris dhe më shumë se 1 milionë në të gjithë Francën.

Drejtuesit e sindikatave kryesore të punës thanë se protestat do të vijojnë dhe se ishin gati të ashpërsonin lëvizjen nëse qeveria e parlamenti mbeteshin “të shurdhër ndaj mobilizimit”.

Kreu sindikal Philippe Martinez tha se vendimi është në dorë të qeverisë, të cilës sipas tij “nuk i mbetej shumë kohë”.

Forca të shumta policie kishin dalë në rrugët e Parisit teksa dhjetë persona u arrestuan, ndërsa demonstata u zhvilluan në qytete të tjera të mëdha të vendit.

Ashtu si në ditët e mëparshme, marshimet kryheshin zakonisht pa trazira, përveç disa incidenteve në Rennes e Paris.

10,000 policë e xhandarë ishin mobilizuar në protesta, duke përfshirë e 4,500 vetem në kryeqytet.

Demonstratat e disa ditëve radhazi nuk duket se po influencojnë qeverinë e Macron, e cila kërkon të rrisë moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Presidenti përmendi çështjen nga Brukseli duke u zotuar se “do të vijojë puna në parlament pa bllokuar pjesën tjetër të vendit”, duke iu referuar grevave të disa sektorëve ekonomikë.

SHARE