HAN: TË GJITHA PARTITË TË KTHEHEN NË PARLAMENT

Të gjitha palët duhet të kthehen në parlament dhe të mos bojkotojnë atë institucion demokratik, u vlerësua nga zyra e  Komisionarit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Johanes Han.

Siç kumtohet, Han ka deklaruar se parlamenti është vendi ku duhet të sillen reformat e rëndësishme.

“Këtu është vendi ku duhet të ndërmerren reforma të rëndësishme, siç është reforma e legjislacionit zgjedhor”, deklaroi Han për agjencinë e lajmeve “MINA”.

Siç theksuan ata, Parlamenti është gjithashtu vendi ku edhe opozita duhet shpesh dhe në mënyrë legjitime të kritikojë qeverinë.

SHARE