Perberesit:
- 2 feta bukë tramezini
 - 4 feta proshutë miks
 - 100 gr fruta të thata miks
 - Krem djathi
 - Rukola
 
Pergatitja:
Hapim në tyrezën e punës dy feta bukë tramezini. Secilën fetë e lyejmë me krem djathi, më pas vendosim pak rukola dhe proshutë. I vendosim fetat njëra mbi tjetrën, I shtypim më një pec kuzhine dhe më pas i mbështjellim në formën e një roleje. E vendosim në friogorifer për disa minuta, më pas të gjithë rolenë e lyejmë me pak krem djathi dhe e spërkasim mirë me fruta të thata miks të grira.
                








