Pulë me xhinxher dhe hudhër

Perberesit:

1 kg kofshë pule pa kocka me lëkurë

1 filxhan qepë të kuqe të prerë hollë

2 lugë gjelle hudhër të grirë

2 lugë gjelle xhinxher të qëruar të grirë

1/4 filxhan salcë soje

1/4 filxhan lëng të freskët mandarine ose portokalli

Piper i sapo bluar

Vaj vegjetal, për skarë

Pergatitja:

Në një qese kuzhine me zinxhir, bëni bashkë pulën, xhinxherin, qepën, hudhrën, salcën e sojës, lëngun dhe 1 lugë ҫaji piper. Mbyllni dhe tundeni për të lyer pulën me marinadë. Lëreni në frigorifer 1 orë ose gjatë gjithë natës.

Ngrohni paraprakisht një skarë në nxehtësi mesatare dhe lyejeni me vaj. Vendosni pulën në skarë me anën e lëkurës poshtë derisa të marrë ngjyrë, 5 deri në 6 minuta. Kthejeni dhe vazhdoni të piqni në skarë derisa të gatuhet, rreth 5 minuta të tjera. Lëreni të pushojë 5 minuta para se ta shërbeni.

Në mungesë të skarës, mund ta piqni në furrë me anë të grilës.

SHARE