KOMUNA E TUZIT NDIHMON TË PREKURIT NGA TËRMETI, ME VLERË 5.000 EURO

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes rrjetit social “Facebook”, njoftoi se kanë vendosur që të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Vlera që komuna e Tuzit do ndajë është 5.000 EUR. Në postim ndër të tjera thuhet: “Sikur krejt bota edhe Komuna e Tuzit solidarizohet me këtë fatkeqësi dhe kemi vendosur që të ndajmë 5.000 euro në mënyrë simbolike në përkrahje humanitare për të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore me përmasa shumë tragjike.”

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë:

SHARE