Në hapësirat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Tuz sonte është hedhur shorti për renditjen e partive në listën zgjedhore.
Renditja e partive në listë për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 5 mars është si vijon:
- Mali i Zi Demokratik “Alleksa Beçiq – Shtjefen Camaj – Demokratët – Së bashku jemi më të fortë”.
- Koalicioni i përbërë nga PDS, SD, PB dhe UDSH me listën zgjedhore të quajtur “Rrugës së drejtë”.
- Partia Popullore Socialiste e Malit të Zi, “Ndershmërisht për Tuzin”
- Koalicioni shqiptar “Bashkë” i përbërë nga Partia Demokratike dhe FORCA.
- Forumi Shqiptar – “Bashkim dhe Zhvillim”. Ky koalicion përbëhet nga 4 parti shqiptare (ASH, LDSH, UNSH dhe LDMZ).
- „PDP – Për gjeneratat e ardhshme”.
- Lëvizja për Tuz dhe Partia Socialdemokrate, “Me gjithë zemër për Tuz”.