KËSHILLTARËT E OPOZITËS BRAKTISËN SEANCËN E KRYEQYTETIT

Këshilltarët e opozitës braktisën seancën lokale të Kryeqytetit në  shenjë mbështetje të deputetëve të Frontit Demokratik, Nebojsha Medojeviq dhe Millan Knezheviq.

“Tortura ndaj deputetëve Nebojsha Medojeviq dhe Milan Knezheviq duhet të ndalet. Në vijim mund të jenë kolegët nga opozita, por edhe kolegët nga pozita të cilët nuk janë të dëgjueshmit e tyre.Ne kemi situatën që njeriu u kidnapua pas mesnate, kurse nesër mund të jenë këshilltarët të cilët mund  të përjetojnë këtë”, deklaroi këshilltarja e Lëvizjes për Ndryshime Marija Marojeviq.

Këshilltari i Frontit Demokratik, Vlladimir Bullatoviq tha se me një veprim të tillë, u hap gjuetia ndaj deputetëve dhe se gjithçka është ” ushtrim demonstrues edhe për vetë qytetarët”.

“Me vullnetin e disa individëve janë shkatërruar ligjet dhe Kushtetuta”, tha ai.

“Këshilltarët tanë nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme të të Kuvendit të Kryeqytetit, në shënjë solidaritetit me kolegët e opozitës që janë të privuar nga liria në mënyrë jo kushtetuese. Kur brutalisht shkelet marrëveshja republikane e shtetit tonë dhe jashtë Kushtetutet, arrestohen përfaqësuesit e popullit që janë mishërimi i sovranitetit, duhet të lamë anash, dallimet politike dhe ideologjike dhe interesat, dhe  të qëndrojnë në mbrojtje të vlerave themelore të shtetësisë sonë”, deklaroi kryetari i klubit të këshilltarëve të Lëvizjes Qytetare URA,  Lluka Rakçeviq.

SHARE