GJUROVIQ: DUHET TË DËSHMOJMË SE JEMI TË PËRKUSHTUAR PËR FORCIMIN E INSTITUCIONEVE DHE VAZHDIMIN E RRUGËS EVROPIANE

E kam caktuar seancën e Kuvendit të Malit të Zi për seancën e tretë të jashtëzakonshme në vitin 2023 për 27 shkurt, në të cilën do të shqyrtohet propozimi për zgjedhjen e katër gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, tha kryeparlamentarja Danijela Gjuroviq. “Pres angazhimin e të 81 deputetëve për t’i dhënë fund procesit që po vazhdon prej kohësh dhe që rëndon shoqërinë tonë. Ne duhet të dëshmojmë se jemi të përkushtuar për forcimin e institucioneve shtetërore, si dhe vazhdimin e rrugës evropiane të Malit të Zi”, ka shkruar Gjuroviq në Twitter. Kryetarja e Kuvendit Danijela Gjuroviq tha se me zgjedhjen e gjyqtarëve të munguar dhe zhbllokimin përfundimtar, Gjykata Kushtetuese merr një rol të rëndësishëm dhe në të njëjtën kohë të vështirë dhe të përgjegjshëm në sigurimin e progresit të Malit të Zi.

SHARE