AgroWeb sjell për ju një mënyre të shëndetshmë dhe më një shije fantastike për ta rritur nivelin e mëngjesit tuaj!
Omletë me dardhë të karamelizuar, gorgonzola, pançetë dhe arra Balancimi i përbërësve të ëmbël dhe të kripur janë diçka që duhet ta provoni menjëherë!
Do t’ju nevojiten
- 1 lgj gjalpë
- 1 lgj sheqer kaf
- 1 dardhë e qëruar dhe e prerë në copa të mëdha
- 1 fletë pançetë
- 2 vezë
- 1 lgj arra të shtypura
Përgatitja
Shkrini gjalpin në një tigan që nuk ngjit Shtoni sheqerin dhe gatuajeni derisa të formojë flluska Shtoni dardhën dhe kauardiseni për 5 minuta derisa të zbutet Uleni nxehtësine, therrmoni gorgonzolën dhe pançetën mbi tigan, derisa djathi të shkrihet pakHidhini vezët në tigan dhe i lini të te mpiksen për rreth 2-4 minuta Vendoseni omletën në një pjatë dhe e servirni disa kokrra arra sipër. Ju sugjerojmë ta provoni shpejt këtë recetë kaq të thjeshtë dhe të shijshme./AgroWeb.org