Siç kumtohet nga zyra e presidentit malazez, Gjukanoviq, në takim me Bozkir dhe anëtarët e Këshillit që po qëndrojnë në vizitë në Mal të Zi, ka thënë se është i bindur se dialogu intensiv politik rrit bashkëpunimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Gjukanoviq me këtë rast shprehu kënaqësinë me cilësinë e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe afirmimin e rolit të ambasadorëve në mënyrë që të përmirësohet bashkëpunimi, kryesisht në fushat e mbrojtjes, arsimit dhe kulturës.
“Një kontribut i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë ofrohet nga përfaqësuesit e kombeve të pakicave në të dy vendet”, tha Gjukanoviq.