Servisi i ri i barnatoreve i quajtur “eApoteka”, nëpërmjet të cilit do të sigurohen të gjithë të siguruarit e Fondit të Sigurimit Shëndetësor nëpërmjet portalit të quajtur “eZdravle”dhe aplikacioneve mobile, nga nesër do të jetë në dispozicion informacion mbi gjendjen e rezervave të ilaçeve në të gjitha farmacitë shtetërore dhe private në Mal të Zi, deklaroi Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sead Çirigiq.
“Fondi i sigurimit shëndetësore planifikon që nga e mërkura më datë 05.12,2018, në punim të lëshoi për të katërtën herë me radhë servisin e ri elektronik të quajtur “eApoteka”, me anë të cilit të gjithë personave të siguruar të Fondit të Sigurimit Shëndetësor përmes portalit të quajtur “e-zdravle” dhe aplikacioneve të mobileve, do të kenë në dispozicion informacionet mbi gjendjen e rezervave të ilaçeve në të gjitha farmacitë shtetërore dhe në një numri të caktuar të farmacive private në Mal të Zi.
Aktualisht, është në fazën përfundimtare testimi i transferimit të të dhënave nga “Montefarma”, që do të thotë se që nga ajo datë, do të jetë e mundur të kontrollohet disponueshmëria e terapisë së përshkruar në të gjitha farmacitë shtetërore”, deklaroi Çirigiq.
Sipas tij, në të njëjtën kohë, po bëhen përpjekje në mënyrë që numri sa më i madh i farmacive private, të futet në sistem që nga fillimi, gjë që, siç thekson ai, në masën më të madhe ajo varet nga angazhimi i tyre dhe në këtë moment edhe nga interesimi i tyre.