NOVAKOVIQ GJUROVIQ: NUK DO TË KETË BLLOKIM TË NEGOCIATAVE ME BE-NË

Negociatat e anëtarësimit të Malit të Zi me Bashkimin Evropian (BE) nuk do të bllokohen, tha koordinatorja e punës në Ministrinë e Çështjeve Evropiane, Ana Novakoviq Gjuroviq. Ajo për Televizionin „Vijesti“ tha se “është shumë e rëndësishme për shkak të lajmeve të rreme që ishin prezente”. „Ndër të tjera, nuk do të ketë asnjë lloj sanksioni të BE-së në lidhje me Malin e Zi, ndonëse janë përmendur disa financiare”, tha Novakoviq Gjuroviq. Ajo shtoi se Mali i Zi ka marrë mbështetje prej 30 milionë euro për sektorin e energjisë dhe 40 milionë euro për mbështetjen e infrastrukturës dhe se fondet janë ende në dispozicion. “Nuk ka pasur mesazhe pesimiste, ka pasur një pakënaqësi të vogël se pse pas 10 vitesh nuk po flasim për mbyllje dhe përmbushje të standardeve përfundimtare, por për kritere politike”, tha Novakoviq Gjuroviq. Ajo tha që të mos humbasë durimi. “Tashmë po dërgohet mesazhi se institucionet janë parakusht për çdo negociatë të mëtejshme”, shtoi ministrja. Ajo tha se është e sigurt që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të votohen. “Nëse nuk do të votohen, nuk ka pasur as paralajmërim për bllokadë, por fakti është se do të kishim stagnim në rrugën drejt BE-së”, theksoi ajo.

SHARE