BILÇIK: PËRFUNDONI MANDATIN E QEVERISË AKTUALE DHE HAPNI RRUGËN PËR ZGJEDHJE TË REJA

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, Vladimir Bilçik, tha se zgjidhja e krizës politike në Mal të Zi qëndron në përfundimin e mandatit të qeverisë aktuale dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Në tekstin e autorit për „The Parliament“, Bilçik thotë se Podgorica nuk ka më kohë për të humbur. Edhe pse Mali i Zi është një nga vendet më të reja në botë, ai njihet si lider në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Deri më sot, Mali i Zi ka hapur të 33 kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht tre. Në parim, Mali i Zi duhet të ketë një rrugë të drejtpërdrejtë drejt anëtarësimit pa pengesa të mëdha për t’u bërë shteti i ardhshëm anëtar i BE-së.

SHARE