NË PERCEPTIMIN E KORRUPSIONIT RËNIE ME NJË POZICION

Në listën e fundit të “Transparencës Internacionale” – “Transparency International”, Mali i Zi renditet në vendin e 65-të, që është një vend më posht se në vitin 2021. Në renditjen më të rëndësishme globale të vendeve, Mali i Zi ka Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në vendin e 45-të nga 100 të mundshëm, ndërsa një vit më parë ne ishim në vendin e 46-të. “Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit e pozicionon Malin e Zi afër mesit të tabelës, me një rezultat 45 nga 100, që është vetëm një më i ulët se rezultati më i lartë (46) që vendi ynë ka marrë dy herë në 10 vitet e fundit – në 2017 dhe 2021,” thuhet në raport. “Edhe pse ka më shumë pikë në indeks sesa vendet fqinje, Mali i Zi po del nga dekada e sundimit autokratik dhe stagnon në Indeks për pesë vitet e fundit”, thonë ata në shpjegimin e rezultateve. Qeveria e re, siç vlerësojnë nga “Transparenca Internacionale”, nuk i ka përmbushur pritshmëritë për përmirësimin e kuadrit institucional dhe ligjor për luftën kundër korrupsionit dhe vijon me praktikën e fshehjes së informacionit nga publiku. Ndër vendet e rajonit, Shqipëria dhe Serbia zuren vendin e 101-të, Bosnja dhe Hercegovina e 110-ta, Maqedonia e 85-ta, ndërsa Kosova e 84-ta.

SHARE