Lëngu i rrushit të thatë për pastrimin e mëlçisë

Mëlçia është një nga organet më të mëdha dhe më të rëndësishme në organizëm. Pa të, organizmi do të mbushej plot e për plot me substanca toksike.

Mëlçia mund të transformojë këto substanca në diçka që trupi mund ta përdorë dhe pjesën e mbetur mund ta nxjerrë jashtë organizmit.

Për më tepër, luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrave të nivelit të sheqerit në gjak.

Vlerat e rrushit të thatë për organizmin

Kjo frutë është një burim i përqendruar energjie, vitaminash, mineralesh dhe elektrolitesh. Nga përfitimet e tij mund të veçojmë uljen e tensionit të gjakut, pastrimin e mëlçisë dhe mirëmbajtjen e shëndetit të zemrës.

Këto kokrra speciale janë efikase në mirëmbajtjen e shëndetit të syve, dhëmbëve dhe kockave.

Mund të tingëllojë çuditshëm por sa më gjatë të mbani kokrrat e vogla të këtij rrushi në gojë, aq më mirë është.

Kjo pasi përtypja e tyre u bën mirë dhëmbëve duke parandaluar rritjen e baktereve.

Këto kokrra janë të pasura edhe me kalcium dhe i bëjnë dhëmbët edhe më të fortë.

Si të përdorni lëngun e rrushit të thatë për pastrimin e mëlçisë

Ekspertët kanë zbuluar se mbajtja e rrushit të thatë në ujë është shumë e mirë për mëlçinë dhe të gjithë organizmin.

Të gjithë ushqyesit e rrushit të thatë lëshohen në ujë dhe në këtë mënyrë përthithen më lehtë nga organizmi.

Pirja e këtij lëngu përshpejton pastrimin e mëlçisë nga toksinat por edhe të sistemit tretës.

Për përgatitjen e këtij lëngu mjaftojnë 150 gramë rrush të thatë. Vendosini në një kullesë dhe shpëlajini me ujë të bollshëm. Më pas, hidhini në një tenxhere, shtoni dy gota ujë dhe lërini të ziejnë për 20 minuta. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe kokrrat e rrushit lërini në ujë për gjatë gjithë natës. Të nesërmen mund ta pini lëngun esëll.

Këtë kurë mund ta përsërisni për disa ditë për të garantuar një pastrim të mirë të mëlçisë.

SHARE