ALIGRUDIQ: PENSIONET DO TË RRITEN ME DY PËR QIND E GJYSMË

Pensionet do të rriten për dy për qind e gjysmë nga janari, tha për Radion e Malit të Zi ushtruesi i detyrës së drejtorit të Fondit PIO, Ranko Aligrudiq. Kjo përqindje, siç shpjegoi ai, erdhi pasi Monstat njoftoi rritjen e të ardhurave për tremujorin e kaluar, si dhe çmimet e konsumit. Pensionet e rritura të janarit do të paguhen më 20 shkurt. Ky është rregullimi i parë i pensioneve këtë vit. Tjetri do të jetë në maj, dhe i treti në shtator. Në Mal të Zi, nga 1 janari i këtij viti, me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor, pensioni minimal shkon në 270 euro.

SHARE