Ëmbëlsirë me Kos, Mjaltë dhe Biskota

Nëse doni t’i surprizoni familjarët dhe miqtë me një ëmbëlsirë të veçantë dhe delikate, ëmbëlsira me kos dhe biskota është ajo që po kërkonit.

AgroWeb.org ju sjell recetën fantastike fare të lehtë me vetëm katër përbërës kryesor.

Rezultati është një shije e lehtë që do mbetet gjatë në mendjen e kujdo që ju do t’ia servirni.

Përgatitja e ëmbëlsirës me kos dhe biskota

Përbërësit për 10 racione

  • 85 gr me biskota
  • 2 lugë gjelle me sheqer nëse dëshironi mund të përdorni dhe sheqer kaf
  • 5 lugë gjelle me gjalpë të shkrirë
  • 340 gr kos
  • 1 lugë gjelle me lëng limoni
  • Lëkurën e gjysmës së limonit
  • 340 g me krem qumështi (pana)
  • Mjaltë sipas dëshirës

Përgatitja

Në grirësen elektrike apo mikser thërmoni biskotat, ose mund dhe t’i vendosni në një qese dhe t’i shtypni me petës.

Pasi t’i keni thërmuar kalojini në një tas dhe përzjejeni me gjalpin e shkrirë derisa biskotat ta kenë përthithur plotësisht.

Masën e krijuar vendoseni me dorë në një tavë mesatare, duke e shtypur lehtë që të formojnë një shtresë të barabartë.

AgroWeb.org ju këshillon që biskotat t’i vendosni dhe në anët e tavës, kështu mbushja nuk do të derdhet.

Lëreni përreth 30 minuta të pushojë  në mënyrë që të ngurtësohet dhe ndërkohë përgatisni mbushjen.

Në një tas të madh hidhni kosin, AgroWeb.org ju sugjeron që kosit t’i hiqni ujin, kështu masa që do të formohet nuk do të mbetet e lëngshme.

Shtoni po në atë tas lëngun dhe lëkurën e limonit, dhe më pas shtoni dhe panën dhe sheqerin.

Me ndihmën e rrahëses elektrike, përzjejeni masën, derisa të jetë bërë kompakte.

Merrni tavën ku keni përgatitur shtresën me biskota dhe hidhini kremin e krijuar me kos.

Më pas tavën vendoseni në frigorifer për 3 deri në 4 orë, por kujdes AgroWeb.org ju këshillon që të mos e vendosni në ngrirje.

Pasi të ketë kaluar koha e nevojitur, mund ta shërbeni këtë ëmbëlsirë duke e spërkatur me pak mjaltë sipër apo reçel për të ëmbëlsuar më të dashurit dhe të afërmit tuaj./AgroWeb.org

SHARE