KUVENDI I MALIT TË ZI MIRATOI REZOLUTËN PËR KUVENDIN E PODGORICËS

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, kanë miratuar mbrëmë me shumicë votash, Rezolutën me të cilën vendimet e Kuvendit të Podgoricës shpallen të pavlefshme.

Për Rezolutës votuan 61 deputetë, 46 ishin për, 15 kundër, ndërsa të përmbajtur nuk kishte.

Rezolutën e mbështetën deputetët e shumicës pralemntare, Partisë Social Demokratike dhe kandidati i pavarur Negjelko Rudoviq.

Ndërsa kundër ishin deputetët e Frontit Demokratik si dhe Goran Danilloviq dhe Goran Radonjiq, nga Klubi i deputetëve të veçantë.

SHARE