Me kalimin e viteve, lëkura nis të humbasë freskinë e saj dhe të bëhet më e brishtë dhe më e prekshme nga faktorët e jashtëm.
Kështu dermatologët shpesh këshillojnë që kujdesi për lëkurën duhet të jetë një prioritet për gjithsecilin prej nesh.
Ndonëse nuk shmangim dhe ndalojmë dot vitet, mund të zbatoni katër rregulla të thjeshta për të mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme dhe të dukeni gjithnjë rinor, transmeton KP.
Katër këshilla janë si më poshtë:
1- Gjithmonë aplikoni krem kundër diellit. Për të qenë vërtet efektiv, duhet të jetë hapi i fundit i rutinës sonë të kujdesit të lëkurës dhe me një Spf 30 e lart. Kujdes, mbrojtja brenda produkteve të makijazhit nuk është e mjaftueshme në vetvete, por mund të kryejë një funksion.
2- Mos harroni asnjëherë hidratimin, i cili mund të jetë pak a shumë i qëndrueshëm në varësi të llojit të lëkurës.
3- Një eksfoliues i mirë mund të bëjë vërtet ndryshim. Këshilla është ta zgjidhni atë delikat dhe gjithashtu të përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme.
4- Në mbrëmje zgjidhni përbërës me veprim rigjenerues si disa acide dhe retinoidë, pra derivatet e vitaminës A. Megjithatë, këto të fundit nuk rekomandohen si gjatë shtatzënisë ashtu edhe gjatë ushqyerjes me gji.