Tre prej rap-artistëve më të njohur dhe më të suksesshëm të estradës shqiptare, MC Kresha, Lyrical Son dhe Lumi B janë bërë bashkë për një bashkëpunim.
Treshja e famshme kanë lansuar këngën me titullin “Hustler për burek” të cilën e sollën të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Kënga është prodhim i produksionit “Pint”, ndërsa për tekstin u kujdesën vetë reperët.
Videoklipi u realizua nga Fati.tv ndërkohë ‘beat’ u punua nga Big Bang.
Projekti tashmë gjendjet në kanalin zyrtar të ‘Pint’ në Youtube dhe të tjera platforma digjitale.
Theksojmë që ky nuk është bashkëpunimi i tyre i parë, i fundit nga treshja e artistëve ishte kënga “Maje” që e lansuan në dhjetor të vitit 2021.
Ndërkohë, krahas projekteve të reja të tre mbesin tejet të angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore. /Telegrafi/