NË DHJETOR ËSHTË SHPENZUAR 23% MË SHUMË ENERGJI ELEKTRIKE SE NJË MUAJ MË PARË

Në dhjetor, përdoruesit e sistemit të shpërndarjes elektrike kanë marrë gjithsej 274,940,334 kWh energji elektrike, që është rreth 23 për qind më shumë në krahasim me shpenzimin e nëntorit dhe në nivelin e energjisë së marrë gjatë të njëjtës periudhë të një viti më parë, njoftuan nga CEDIS. Pjesa më e madhe e energjisë elektrike, siç thanë ata, rreth 38 për qind, u është shpërndarë përdoruesve në zonën e Podgoricës, Danillovgradit, Tuzit, Zetës dhe Cetinës (Rajoni 2). 1.170 përdorues të rinj janë kyçur në rrjetin e shpërndarjes në muajin dhjetor. Në njoftim thuhet gjithashtu se CEDIS shpërndan energji elektrike për rreth 434,000 përdorues në territorin e Malit të Zi.

SHARE