KOMUNIKIMI ËSHTË ÇELËSI I NJË REAGIMI EFEKTIV NDAJ PANDEMISË

Komunikimi, i cili është i dyanshëm dhe i bazuar në të vërtetat shkencore dhe besimin, është një komponent kyç i përgjigjes ndaj pandemisë, tha shefja e zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Mal të Zi, Mina Brajoviq. Zyra e OBSH-së në Mal të Zi njoftoi se sot filloi një sesion trajnimi dyditor për farmacistët nga të gjitha qytetet e Malit të Zi, me qëllim përmirësimin e aftësive komunikuese të farmacistëve me qytetarët. “Qëllimi i trajnimit është të forcojë kapacitetet, aftësitë dhe kompetencat e farmacistëve në mënyrë që përmes komunikimit efektiv me qytetarët të kontribuojnë në rikthimin e besimit në përfitimet e vaksinimit kundër Covid 19, si masë që mbron shëndetin dhe ruan jetët,” thuhet në njoftim. “Kemi humbur shumë, por kemi marrë edhe mësime të mëdha jetësore”, ka thënë Brajoviq.

SHARE