VARHELI I PËRGJIGJET ALIBEAJT: PROCEDURAT TË JENË TRANSPARENTE DHE NË PËRPUTHJE ME STANDARDET E BE-së

Komisioneri i Zgjerimit në Bashkimin Europian, Oliver Várhelyi i është përgjigjur me një letër deputetit Enkelejd Alibeaj në lidhje me Portin e ri të Durrësit dhe Durrës Marina Bay and Yacht në qytetin bregdetar. Várhelyi thekson se të gjitha prokurimet apo koncesionet, përfshirë dhe marrëveshjet mes shteteve apo palëve të treta duhet të ngrihen mbi parimet e transparencës, garës, trajtimit të barabartë dhe jo diskriminimit, në përputhje me standardet e BE-së. Zyrtari thekson se Komisioni Europian ka anuluar grantin e mbetur (Fondet Ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor) në lidhe me portin e Durrësit, si ‘rezultat i modifikimit në projekt dhe ndryshimi të përdorimit të portit’- thuhet në letër. Përgjigja vjen disa muaj pasi Enkelejd Alibeaj, iu drejtua me një letër të hapur komisionierit të zgjerimit Várhelyi në lidhje me mungesën e garës për ndërtimin e të ashtuquajturës “Durrës Marina Yacht Project”.

SHARE