BUSHATI VIZITON PLAVËN DHE GUCINË

 

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati nisi sot një vizitë zyrtare në komunat e Plavës dhe Gucisë.

Ministri shqiptar Ditmir Bushati, u takua me Kryetarët e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi si  dhe me Kryetarët  e këshillave komunale dhe këshilltarët e subjekteve politike shqiptare në këshillin bashkiak të Plavës dhe Gucisë.

Siç mësojmë në këtë takim u diskutua për gjendjen ekonomike të shqiptarëve në Mal të Zi, ligjin zgjedhor por edhe për diskriminim e të drejtave të shqiptarëve, si dhe për unifikimin e shqiptarëve.

SHARE