KORDIQ: MANDIQ ËSHTË KANDIDATI I FD-së, NËSE GJUKANOVIQ ËSHTË I PDS-së

Deputetja e Frontit Demokratik (FD) Simonida Kordiq tha për TVMZ se kryetari i Demokracisë së Re Serbe Andrija Mandiq do të jetë kandidati i FD-së për zgjedhjet presidenciale, nëse kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) është Mil lo Gjukanoviq. Ajo thekson se është e sigurt që këto zgjedhje presidenciale do të kenë shtyllën e tre kandidatëve. “Njëri do të jetë sigurisht kandidati i regjimit të kaluar, me shumë gjasa Gjukanoviq. I dyti do të jetë një kandidat që ndoshta do të ketë mbështetjen e qendrave të pushtetit politik jashtë Malit të Zi. Dhe kandidati i tretë i FD, i cili do të të jetë kandidat i popullit, si kandidati origjinal për president të Malit të Zi”, vlerësoi Kordiq. Të rikujtojmë se kryetari i Partisë Socialiste Popullore Vladimir Jokoviq, sot u ka bërë thirrje partive aktuale të shumicës që të bien dakord për një kandidat të përbashkët presidencial. Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturës për president të Malit të Zi është 26 shkurt.

SHARE