SHQEKIQ: TË NDRYSHOHET PAMJA ALARMANTE E VDEKJES NGA KANCERI I QAFËS SË MITRËS

Në Mal të Zi, kanceri i qafës së mitrës është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve dhe vdekjeve tek gratë dhe kjo pamje alarmante duhet të ndryshohet urgjentisht, tha ministri i Shëndetësisë, Dragoslav Shqekiq. Ministri Shqekiq në një takim me drejtorët e institucioneve shëndetësore, koordinatorët e programeve të vaksinimit HPV dhe skriningut për zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës, tha se kjo është shqetësuese duke pasur parasysh se është një nga sëmundjet malinje më të parandalueshme. “Frekuenca e shfaqjes dhe vdekjeve nga kjo sëmundje në Mal të Zi tregon më shumë se qartë se duhet urgjentisht të ndërmarrim të gjitha aktivitetet parandaluese që në vitet dhe dekadat e ardhshme mund ta ndryshojnë këtë pamje, aktualisht, alarmante”, tha Shqekiq në takimin që Ministria dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë organizuar si pjesë e javës evropiane të parandalimit të kancerit të qafës së mitrës.

SHARE