GJUROVIQ: VLERËSOJMË NEVOJËN E PRANISË SË MISIONIT TË ODIHR-it NË ZGJEDHJE

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, ka takuar sot përfaqësuesit e misionit të ODIHR-it, Goran Petrov dhe Ksenija Dashutina për vlerësimin e nevojave në lidhje me zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Petrov theksoi se qëllimi i vizitës së tyre është të vlerësojnë situatën aktuale politike dhe në marrëveshje me zyrtarët shtetërorë dhe aktorët politikë të vendosin nëse prania e misionit vëzhgues të ODIHR-it është e nevojshme gjatë zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Gjuroviq i njoftoi bashkëbiseduesit për procesin e përzgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe kujtoi se kjo është thirrja e gjashtë që nga viti 2018. Në këtë kuptim, ajo theksoi se pret që të katër gjyqtarët të zgjidhen këtë herë dhe shprehu shpresën që kjo procedurë të përfundojë me sukses. Siç thuhet në deklaratën e Kuvendit, Gjuroviq po ashtu ka rikujtuar se janë shpallur zgjedhjet e rregullta për President të Malit të Zi, të cilat mbahen çdo pesë vjet, dhe ka theksuar se është i domosdoshëm përkushtimi shtesë i të gjitha subjekteve politike në kompletimin e Gjykatës Kushtetuese që procesi zgjedhor të ecë pa probleme.

SHARE