Mali i Zi duhet sa më shpejt që të jetë e mundur të marrë vendimet që qytetarët dhe partnerët e BE-së presin nga ne për ta bërë Gjykatën Kushtetuese funksionale, tha kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviq. Ai sot është takuar me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos. “Qeveria i ka përmbushur detyrat e saj, presim që edhe Parlamenti të bëjë pjesën e vet. BE-ja është prioriteti kryesor i politikës së jashtme të vendit dhe Mali i Zi mbetet në rrugën e duhur!”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.