RASTI I PARË I “KRAKEN” NË MAL TË ZI

Laboratorët e Departamentit të Diagnostifikimit Molekular të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi kanë konfirmuar sot rastin e parë të infektimit me substrain Omicron BA.2, i cili në media njihet si “Kraken”. Mali i Zi i është bashkuar kështu listës së vendeve ku është regjistruar një mutacion i një lloji shumë infektiv. Ata vënë në dukje se evolucioni i koronavirusit ka vazhduar në drejtim të shfaqjes së nënvarianteve që janë më të lehtë për t’u transmetuar dhe që për fat të mirë në krahasim me të mëparshmet nuk shkaktojnë sëmundje më të rënda, veçanërisht në krahasim me llojin Delta.

SHARE