SOT FILLON PAGESA E PENSIONEVE TË DHJETORIT

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Malit të Zi ka njoftuar përfituesit e të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor se sot do të fillojë pagesa e të ardhurave të rregullta mujore për muajin dhjetor 2022. Fondi thotë se pensioni mesatar për muajin dhjetor është 362,90 euro. “Mjetet totale të nevojshme për pagesën e të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor për pensionin e dhjetorit arrijnë në 42.4 milionë euro”, thuhet në njoftim.

SHARE