MICEV: JEMI NË PRITJE TË BORËS, FTOHTË DERI NË FUND TË JANARIT

Nga sonte kemi atmosferë dimërore në territorin e Malit të Zi, gjegjësisht në qendrat turistike dimërore, njoftoi meteorologu Branko Micev dhe theksoi se pritet borë e mjaftueshme. Micev tha se deri në fund të janarit pritet mot i ftohtë, kryesisht reshje të dobëta të kohëpaskohshme në veri, veçanërisht në zonat malore. Siç tha ai, nuk priten reshje intensive. Në zonat jugore do të mbajë mot kryesisht i thatë. Temperatura në qendrat malore do të jetë rreth -2 gradë, temperatura më e lartë ditore do të jetë 0 gradë. “Do të jetë ftohtë dhe kur them këtë nuk e kam parasysh nën mesataren, por ftohtë siç duhet për këtë periudhë të vitit”, tha Micev.

SHARE