Nevojiten:
– 1 lakër e freskët;
– 3 vezë,
– thërrmija buke;
– miell;
– vaj;
– kripë;
– 3 thelpinj hudhre
Përgatitja:
Lakrës hiqjani rrënjën. Në një enë të thellë qitni ujë dhe pastaj kripë.
Zieni lakrën 10-15 minuta dhe nxirreni nga uji, kullojeni dhe lëreni të ftohet. Vezët tundni dhe qitni kripë.
Lakrën priteni në tetë pjesë dhe secilën pjesë rrotullojeni në miell, vezë dhe thërrmija buke dhe radhisni në tepsi të lyer. Pak nga sipër qitni vaj.
Piqni rreth 30 minuta, në 200 gradë Celsius.
Në tigan qitni rreth 5 ml vaj dhe shtoni një lugë të plotë miell dhe fërgojeni, shtoni hudhrën e shtypur dhe edhe atë fërgojeni pak. Shtoni qumësht apo ujë, kripë dhe piper përzieni në salcë që të bëhet më e hollë.
Nxirrni lakrën nga furra dhe shtoni salcën dhe kthejeni në furrë që të vlojë edhe rreth 10 minuta.
Shërbejeni të ngrohtë.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.