DAMJANOVIQ: TË ARDHURA BUXHETORE MË TË LARTA NË FILLIM TË VITIT

Të hyrat buxhetore në fillim të vitit janë më të mira se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi ministri i Financave Aleksandar Damjanviq dhe shtoi se të gjitha obligimet janë shlyer rregullisht dhe se tani për tani nuk ka nevojë për marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Damjanoviq, në një mëngjes pune me gazetarët në Villa Goricë, tha se për 15 ditët e para të janarit, të ardhurat ishin 7 deri në 8 për qind më të larta në krahasim me periudhën e krahasueshme. Ministria e Financave do të paraqesë në Gjykatën Kushtetuese një iniciativë për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve në ligjin për heqjen e kontributeve të sigurimeve shëndetësore, tha ministri Damjanoviq.  Ai tha se vitin e kaluar janë mbledhur 140 milionë euro më pak taksa dhe kontribute nga të hyrat e personave fizik dhe se financat publike janë kursyer për 216 milion euro më shumë nga mbledhje e TVSH-së. Nëse Gjykata Kushtetuese thotë se ishte e paligjshme, do të rikthejë menjëherë sigurimin shëndetësor të detyrueshëm në sistem. Damjanoviq tha se që nga 1 nëntori, kur filloi të zbatohet Ligji për përkrahje të përkohshme të fëmijëve, janë zgjidhur vetëm 20 kërkesa për pagesë të parave nga Fondi për Alimentim, nga 242 që janë dorëzuar në atë periudhë.

SHARE