VOJINOVIQ: PËR SHKAK TË SJELLJES SË PAPËRGJEGJSHME TË TË RRITURVE, FËMIJËT MUND TË IZOLOHEN

Ministri i Arsimit Miomir Vojinoviq, anëtar i Komisionit Kombëtar të Imunizimit, u bëri thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre. “Vaksinimi si masë parandaluese është e vetmja zgjedhje. U bëj thirrje të gjithë prindërve që nuk i kanë vaksinuar fëmijët e tyre që ta bëjnë këtë sa më shpejt, sepse në këtë mënyrë nuk po i mbrojnë vetëm fëmijët e tyre, por e mbrojnë të gjithë popullatën,” tha Vojinoviq. Ai theksoi se duhet të jemi të vetëdijshëm për paralajmërimet e profesionistëve shëndetësorë se fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve infektive në moshë të vogël dhe nëse sëmuren, ndodhin një numër i madh i komplikimeve. “Profesioni shëndetësor thotë se ideja e vaksinimit është që të mos sëmuret një fëmijë dhe nëse sëmuret, të shmangen format më të rënda të sëmundjes. Prandaj duhet të bëjmë gjithçka që fëmijët tanë të rriten shëndetshëm dhe të jetojnë në një mjedis të shëndetshëm”, tha ministri. Ai theksoi në mënyrë të veçantë faktin se është e mundur të futemi në një situatë ku për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme të të rriturve, fëmijët nesër do të izolohen për të parandaluar përhapjen e epidemisë së fruthit që na kërcënon çdo ditë. “Për këto arsye u bëj thirrje edhe një herë prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre”, tha ministri i Arsimit.

SHARE