Sot përkujtohet 555-vjetori i ndarjes nga jeta të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një emër që përfaqëson shqiptarët denjësisht në historinë botërore. Gjergj Kastrioti Skënderbeu lindi më 6 maj 1405 dhe vdiq më 17 janar 1468, në moshën 63-vjeçare në Lezhë. Për 25 vjet me radhë, Skënderbeu mbrojti lirinë e popullit, ndësa shquhej si një strateg i shquar në luftë pasi me një ushtri të vogël shqiptare mundi ushtrinë osmane. Skënderbeu luftoi jo vetëm për Pavarsinë e Shqipërisë por dhe bashkimin politiko-shtetëror të popullit të tij. Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka përkujtuar sot 555-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (6 maj 1405-17 janar 1468). Në postimin e Gjeloshaj thuhet: „Skënderbeu, figura më e madhe e kombit shqiptar si dhe ikona e identitetit tonë paraqet simbolin më madhështorë të unifikimit shqiptar dhe luftës për liri dhe pavarësi. Ai na udhëzoi se si shqiptarët kur janë unik dhe të bashkuar janë të pathyeshëm dhe të pamposhtur kur përballen me një kundërshtar edhe pesëfish më të madh. Këtë e dëshmuam kur e mundëm të gjithë aparatin shtetëror në vitin 2019 duke u bërë Zot shtëpie në vendin tonë dhe këtë do ta dëshmojmë edhe më 5 mars të këtij viti duke e vulosur fitorën e Forumit shqiptar, të bashkuar rreth përmendorës së Skënderbeut e cila së shpejti do të lartësohet në Malësinë tonë.“