MARKOVIQ: FINANCAT U STABILIZUAN, MZ NË RITMIN E ZHVILLIMIT

Buxheti për vitin 2019 duhet të jetë i balancuar, ku për qëllim ka financimin e shpenzimeve aktuale të financohet  nga burimet reale, deklaroi kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Markoviq, në takimin e Këshillit të investitorëve të huaj, shprehu kënaqësi me rezultatin e arritur nga Qeveria gjatë dy viteve të fundit.

“Kjo është një përpjekje e përbashkët me partnerë të shumtë, duke përfshirë Këshillin e investitorëve të huaj”, tha Markoviq.

“Qëllimi është që shpenzimet aktuale duhet të financohen nga burime reale, siç ishte rasti në dy vitet e fundit. Asnjë euro i vetëm nuk do të drejtohet nga shpenzimet aktuale”, tha Markoviq.

Siç thotë ai, ata kanë bërë presion te administrata që të jetë më efikase dhe më përgjegjëse, “me qëllim që të përmirësohet përditësimi dhe kërkesat e bizneseve mos ti presin nëpër sirtare”.

SHARE