Rreth 15 kompani udhëheqëse në fushën e menaxhimit të aeroporteve janë të interesuara për Aeroportet e Malit të Zi , ndërsa koncesionin në periudhën 30 vjeçare do ta fitoi ajo kompani e cila do të ofroi 100 milionë euro avans përpara dhe e cila do të jetë e gatshme që në tre vitet e para të investoi 85 milionë euro, deklaroi Ministri i Komunikacionit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi, Osman Nurkoviq.
Nurkoviq në një intervistë për Agjencinë Anadolia, konfirmoi se kontrata e koncesionit është e gatshme dhe paralajmëroi që së shpejti do bëhet shpallja e tenderit.
“Ne kemi hartuar kontratën për koncesion dhe aktin e koncesionit, këto ditë duhet të shqyrtohet nga kabineti i ngushtë dhe ta dërgojmë drejt Qeverisë, që Qeveria ta miratojë atë, pas kësaj do të shpallet ftesa publike për para kualifikim . Presim interesim të madh të investitorëve. Aktualisht kemi 15 kompani udhëheqëse në këtë fushë që janë të interesuara dhe të cilat do të paraqitën në tender për dhënien e koncesioneve. Mendoj se do të marrim oferta të mira”, theksoi Nurkoviq.