Anxhela Peristeri dhe Labinot Tahiri sjellin duetin e ri “U deshtëm”

Ashtu siç kishin paralajmëruar, Anxhela Peristeri dhe Labinot Tahiri, kanë publikuar këngën e re.

“U deshtem” mban titullin bashkëpunimi i tyre, i cili është kompletuar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga Olti Curri, kurse për muzikën është përkujdesur Irkenc Hyka.

Producimi është bërë po ashtu nga ky i fundit në bashkëpunim me Unix Production.

Videoklipi i është besuar produksionit të njohur nga Shqipëria, Max Production.

Dyshja kanë bërë një paraqitje atraktive në klip, gjersa besohet se kjo këngë do të pëlqehet nga publiku.

Të plotë tashmë e gjeni në YouTube dhe menjëherë pas lansimit ka mbledhur mijëra klikime. /Telegrafi/

SHARE