DEPUTETËT E KOALICIONIT QEVERISËS PARAQITËN REZOLUTË ME RASTIN E 100 VJETORIT TË KUVENDIT TË PODGORICËS

Deputetët nga koalicionit qeverisës, të përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Boshnjake, Social Demokratët, Koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, (Forca, UDSH, ASH), dhe Iniciativa Qytetare Kroate, dorëzuan në procedurën parlamentare, propozim Rezolutën me rastin e 100 vjetorit të Kuvendit të Podgoricës.

Propozimi, siç shkruan “Vijesti”,  është nënshkruar nga 42 deputetë të shumicës qeverisëse, por bartës i kësaj ideje është Partia Demokratike e Socialistëve. Në propozimi theksohet se në periudhën para dhe pas Luftës së Madhe, Mali i Zi,  ishte shtet sovran dhe i njohur ndërkombëtarisht, i përcaktuar në Kushtetutën e vitit 1905 dhe se “Kuvendi i Podgoricës”, i mbajtur më 24-29, nëntor  të vitit 1918, nuk ishte institucioni i saj ligjor, as nuk u konstituua në mënyrë të ligjshme në bazë të vullnetit të shprehur lirshëm nga ana e  qytetarëve të Malit të Zi.

 

SHARE