Tavë me patate, salsice dhe speca,super shije.
Përbërësit
- 500 gram patate sa më të vogla
- 1 qepë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- ¾ lugë gjelle trumzë e tharë
- ½ lugë çaji me hudhër pluhur
- Kripë, piper të zi
- Salsice të tymosura
- 2 speca me ngjyrë të ndryshme
- Majdanoz i freskët.
Udhëzimet
- Patatet i lani mirë, i prisni në copa të vogla dhe i vendosni në një tavë.
- I marinoni me kripë, piper, hudhër pluhur, trumzë dhe vaj ulliri.
- I fusni në furrën e parangrohur dhe i piqni për 20 minuta në 200 gradë.
- Më pas i nxirrni nga furra, shtoni specat, salsicet dhe qepen .
- I fusni sërish në furrë për 15 minutat e fundit.
- I shërbeni sipër me pak majdanoz dhe i shijoni të ngrohta!
- Ju bëftë mir!