Përgatiteni musakanë pak më ndryshe se zakonisht.
Përbërësit
- 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
- 600 g spinaq
- 3 gota me ujë
- 400 g mish i grirë
- Gjysmë qepe
- 1 karrotë e grirë imët
- 2-3 thelpinj hudhër
- Gjysmë gote me oriz
- Kripë
- Piper i zi dhe i kuq.
- Për salcën beshamel:
- 3 lugë gjelle miell
- 2 lugë gjelle gjalpë të freskët
- 2-3 gota qumësht
- 2 kokrra vezë
- 3 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë
- Kripë.
Udhëzimet
- Në një tenxhere hidhni vajin dhe skuqni qepën derisa të ulet volumi i saj.
- Pasi qepa të jetë skuqur, shtoni karrotën e më pas mishin e grirë
- Shtoni erëzat e në fund orizin.
- Mos harroni që ta përzieni herë pas here masën që përbërësit të mos ngjiten.
- Hidhni 3 gota me ujë përzjejeni dhe kur uji të fillojë të vlojë shtoni spinaqin.
- Mbulojeni me kapak tenxheren dhe lëreni 10 minuta që lëngu të ketë avulluar pothuaj i gjithi.
- Shtrojeni masën në një tavë dhe ndërkohë që ajo ftohet,përgatisni salcën beshamel.
- Në tigan skuqni gjalpin me miellin derisa të jetë zverdhur.
- Shtoni qumështin dhe përziejeni fort dhe shpejt me një lugë druri derisa masa të jetë e njëtrajtshme.
- Shtoni vezët e rrahura dhe vijoni ta përzieni. Shtoni kripën sipas dëshirës si dhe djathin kaçkavall të grirë.
- Hidheni këtë salcë mbi spinaqin dhe përhapeni në të gjithë sipërfaqen e saj.
- Piqeni musakanë për 15-20 minuta në furrë të ngrohur më parë me 250 gradë.
- Pasi të jetë pjekur, largojeni nga furra dhe lëreni pak që të mpikset.
- Shërbejeni të ngrohtë duke e shoqëruar me sallatë me perime te freskëta.
- Ju bëftë mir!