Kjo është një recetë e mrekullueshme me patëllxhanë dhe domate të organizuara me shtresa në një tavë.
Përbërësit
- 4 patëllxhanë.
- 4 domate.
- 1/2 gotë-uji vaj.
- 1 qepë.
- rriska buke të fërguara në gjalpë, kripë.
Udhëzimet
- qërojmë patëllxhanët dhe i presim në copa, në formë kubash të vegjël.
- Nxehim vajin në një tigan dhe skuqim qepën e prerë në rriska të holla,shtojmë edhe patëllxhanët dhe vazhdojmë skuqjen.
- Shtojmë domatet e qëruara, të pastruara nga farat e të ndara në copa. Perziejme për rreth gjysmë ore.
- Fërgojmë rriskat e bukës në gjalpë.
- Hedhim patëllxhanët mbi rriskat e bukës së fërguar dhe i shërbejmë.