ZENKA: SHKËMBIMI I STUDENTËVE DO TË MUNDËSONTE ZGJERIMIN E NJOHURIVE

Zenka theksoi se është e rëndësishme që të dy vendet të njohin rëndësinë e krijimit të mundësive për gjeneratat e reja, veçanërisht për përmirësimin e sferës së arsimit. Sipas tij Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, organizon çdo vit takime dypalëshe të akterëve përkatës me qëllim të politikës së regjistrimit.

Rëndësia e shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira është veçanërisht e rëndësishme në fushën e sistemit arsimor. Politika e regjistrimit dhe shkëmbimi i studentëve midis Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës ishte temë e bisedimeve midis Ministrit të të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave Mehmed Zenka me Prof. Ramadan Idrizi nga Universiteti i Rezonancës në Prishtinë, kumtohet nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave.

“Të rinjve duhet tu mundësohet të zgjerojnë njohuritë e tyre, të fitojnë dhe të shkëmbejnë përvoja. Natyrisht, të dy vendet duhet të mbikëqyrin tregun e punës, ofertën dhe kërkimin e vendeve të lira të punës, në mënyrë që të mos kemi kuadër të rij pa pozicione në punësime dhe as mos të krijohet numër i madh akademik i npërsonave të arsimuar me të njëjtin arsim profesional i cili nuk u  premton atyre punësim të shpejtë”, deklaroi Zenka

SHARE