Karkaleca deti me verë

Karkaleca me verë të bardhë. Recetë e thjeshtë, por shumë e shijshme!

Përbërësit

  • 24 karkaleca deti.
  • 60 g gjalpë.
  • 1 gotë-uji me verë të bardhë.
  • 1 karotë.
  • 1 fije selino.
  • 1 qepë.
  • një tufë majdanoz.
  • rigon, piper, kripë dhe trumzë sipas dëshirës.

Udhëzimet

  1. lajmë mirë dhe qërojmë karkalecat e detit.
  2. Në një tigan me gjalpë hedhim karotën, selinon, qepën dhe majdanozin e grirë, shtojmë kripën, piperin, trumzën, rigonin.
  3. Hedhim karkalecat e detit dhe i skuqim për 5 min.
  4. Shtojmë verën e bardhë.
  5. Vazhdojmë perzierjen edhe për rreth 10 min.
  6. I vendosim në një pjatancë dhe i shërbejmë duke i hedhur përsipër lëngun në të cilin i kemi gatuar.
  7. Karkalecat e detit pasi t’i kemi larë mund t’i gatuajmë edhe të pa qëruar.
SHARE