Bebe Rexha duhet të ndihet mjaft mirë këtë javë.
Ylli i muzikës pop me origjinë shqiptare është e katërta këtë javë në top listën e këngëve më të dëgjuara në ShBA, Billboard Hot 100, për këngën e saj “I’m Good (Blue)”.
Me një qëndrim në këtë top-listë në total prej 19 javësh, “I’m Good (Blue)”, një bashkëpunim me DJ dhe producentin muzikor francez David Guetta, kaloi 15 vende të pabesueshme nga renditja e javës së kaluar. Vendi i katërt është pozita më e lartë e kësaj këngë deri më tani, që nga muaji shtator kur është publikuar.
Rexha nuk e humbi këtë rast me të dëgjuar për suksesin e këngës së saj, teksa e shprehu gëzimin përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Tiktok.
Në videon prej gjashtë sekondash, Rexha shfaqet me nuanca të ftohta, me një ekran të gjelbër të top-listës së Billboard pas saj.
Ky është hiti i katërt në karrierë që Bebe Rexha ka pasur në top–listën e Billboard Hot 100.
Hiti i saj i vitit 2017 me Florida Georgia Line, “Meant to Be”, arriti kulmin duke u renditur në vendin e dytë, kënga e saj e vitit 2015 “Me, Myself & I” me G-Easy kishte arritur në vendin e shtatë, gjersa “Hey Mama” e vitit 2015, një bashkëpunim me David Guettan, Niki Minajn dhe Afrojack, ishte renditur si kënga e tetë më e dëgjuar në Billboard Hot 100.
“I’m Good (Blue)” renditet e katërta dhe mposhtet në tri vendet e para nga këngët “Kill Bill” e SZA (vendi i tretë), “Unholy” e Sam Smith dhe Kim Petras (vendi i dytë) dhe “Anti-Hero” e Taylor Swift (vendi i tretë). /Telegrafi/