PSD: PARLAMENTARËT EVROPIANË MBËSHTETËN PIKËPAMJET E KRIVOKAPIQ

Deputetët e Parlamentit Evropian, në mbledhjen e sotme të POSP-së pranuan disa nga amendamentet kyçe të liderit të Partis[ Social Demokratike dhe anëtarit të POSP-së Ranko Krivokapiq, kumtuan nga PSD.

“Parlamentarët evropianë mbështetën pikëpamjet e liderit të PSD-së, lidhur me mungesën e rezultateve në hetimin e sulmit ndaj gazetares Olivera Lakiq, gjendjen në RTMZ dhe ndërrimet e fundit politike në servilin publik dhe detyrimin e zgjedhjes të Këshillit të ri të RTMZ-së, si dhe mbështetjen e pikëpamjeve të PSD-së mbi fenomenin e “shtetit të robëruar”, i cili është e pranishëm në Malin e Zi dhe në vendet e rajonit, si dhe pikëpamjet mbi nevojën për të mbrojtur lumin Tara, duke pasur parasysh se ka pretendime të besueshme dhe dëshmi se në një pjesë  të ndërtimit të autostradës, po bëhet shkatërrim i pazakontë në pellgjet e lumit Tara”, thuhet në komunikatë nga PSD-ja.

Nga PSD-ja, gjithashtu kumtojnë se është mbështetur edhe qëndrimi i liderit të PSD-së, për buxhetin deficitar i cili ekziston gjatë 10 viteve të fundit.

SHARE